Zgjedhjet 2013, KQZ-ja miraton rezultatet për Shkodrën dhe Durrësin
Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot rezultatin e votimit për zonën zgjedhore Qarku Shkodër dhe për zonën zgjedhore Qarku Durrës.
Sipas tabelave përmbledhëse Shkodra me 417 qendra votimi votoi për 11 mandatet e saj kështu: 6 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.
Në qarkun Durrës me 444 qendra votimi, 13 mandatet e këtij qarku u ndanë: 7 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 6 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.
KQZ-ja ka nxjerrë rezultatet për 9 qarqe, teksa ka mbetur Tirana, Gjirokastra dhe Lezha.