E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, masakron gruan me çekiç në sy të fëmijëve të mitur

(E PERDITESUAR)- Një burrë vrau me mjete të forta ish- të shoqen e tij në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit. Policia tha se viktima është Lime Dedej, 42 vjeç, e cila ndërroi jetën në spital pas dhunës së ushtruar nga i shoqi. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin Bujar Dedej, 48 vjeç.

Dyshohet se shkak për këtë krim të rëndë ka qenë xhelozia e të shoqit.

Familja jetonte në kushte të mjeruara ekonomike.

Në familje punonte vetëm Bujari, që ishte roje.

Kanë qenë pikërisht të qarat e fëmijëve të tyre, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 7 vjeç, që kanë alarmuar fqinjët e familjes, të cilët kanë zbuluar se Bujari kishte masakruar të shoqen me çekiç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›