Durrës, maskat grabisin në mes të ditës një ‘Exchange’, plagosin kambistin
DURRËS-Persona të armatosur kanë grabitur një pikë këmbimi valutor ndërsa i plagosur ka mbetur pronari që u bëri rezistencë grabitësve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, pranë Pallatit të Sportit ‘Ramazan Njala’ në në Durrës, tre persona të maskuar e nën kërcënimin e armëve kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor ku ndodheshin babë e bir, Dino e Avdi Malo.
Burime nga policia bënë të ditur për "News 24" se grabitësit kanë marrë shumën e parave dhe janë përleshur me dy kambistët, në dalje të pikës së këmbimit valutor. Grabitësit kanë qëlluar me tytën e armëve të riun, ndërsa në trotuar janë vënë re gjurmë të shumta gjaku, që i përkasin Avdi Malos, kambistit i cili ka mbetur i lënduar.
Para se të largoheshin me automjet grabitësit janë qëlluar me një gur nga Avdi Malo, por kanë mundur të largohen.
Ngjarja ka ndodhur në prani të një numri të madh dëshmitarësh, të cilët janë shprehur të tmerruar për faktin se tre grabitësit kishin hyrë me shpejtësi në ‘Exchange’, dhe po me të njëjtën shpejtësi janë larguar nga vendngjarja.
Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forca të shumta policie, të cilët, kanë marrë në pyetje dëshmitarët e shumtë, por identifikimi i autorëve ka qënë i pamundur për shkak se ata kanë qenë të maskuar.
Policia po heton në lidhje me shumën e grabitur dhe për identifikimin e autorëve, për këtë janë ngritur postoblloqe të shumta në të gjithë qytetin.
Grabitja e sotme është episod i përsëritur në qytetin bregdetar. Në datë 27 janar mbeti i vrarë Fatmir Kotarja, kambisti, të cilit i grabitën 25 milionë lekë para shtëpisë së tij dy grabitës të maskuar dhe ende të paidentifikuar, duke e lënë të vrarë.
(d.b/BalkanWeb)