E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano, shkëputet nga muri skela, vdes muratori shqiptar 36-vjec

MILANO-Një aksident në punë, në Cernusco sul Naviglio, komunë pranë Milanos, i ka marrë jetën një emigranti shqiptar 36 vjeç. Rreth orës 10:30, në një kantier ndërtimi në rrugën Baracca, struktura metalike e skelës është shkëputur nga muri e është shembur duke marrë me vete edhe 36-vjeçarin që ishte mbi të, i cili po suvatonte në pesë metra lartësi.

Sipas informacioneve të para nga ekipi mjekësor që ka shkuar në vendngjarje, punëtori ka vdekur menjëherë, citon portali Shqiptari i Italise. Agjentët e policisë lokale dhe personeli i ASL-it të zonës po punojnë për zbardhjen e a shkaqeve të shembjes së strukturës dhe për verifikimin e respektimit të normave të sigurisë në punë në kantier.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Itali, bullgarja nuk pranon të prostituojë, shqiptari e rreh dhe i djeg shtëpinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›