E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, ndalohet kamioni me bombola gazi të ndaluara, në shasi zbulohen edhe 10 kg kanabis

KAKAVIJE-Plot 60 bombula gazi R22, i cili nuk lejohet të qarkullojë në Europë, janë sekuestruar pasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, së bashku me një sasi prej 10 kg kanabis.

Gazi u sekuestrua në një kamion me targa TR 5339 F dhe targa karrocerie Tr 7234 G. Pas kontrollit, në shasinë e kamionit u gjetën edhe 10 kg kanabis sativa. 

Policia arrestoi drejtuesin e kamionit Kosta Degjoni 61 vjeç, nga Tirana, ndërsa po heton për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e paligjshëm

Gazi përdoret për mjete frigoriferike dhe ndalohet të qarkullojë në vendet e Europës, por mësohet se Degjoni synonte ta kalonte kontrabande në Greqi.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Foto të bombulave dhe drogës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›