E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbërrijnë 4 tragete me 2500 udhëtarë

DURRËS- Në portin detar të Durrësit sot paradite kanë mbërritur katër tragete me 2500 udhëtarë, kryesisht bashkëatdhëtarë që vijnë për të festuar natën e ndërrimit të viteve pranë familjeve të tyre.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se tragetet "Samsun", "Adriatica Queen", "Bari" dhe "Riviera del connero" lundruan nga Bari (Itali) dhe janë ankoruar në kalatat e portit brenda orës 10.00 të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës nuk priten mjete të tjera lundruese me udhëtarë dhe automjete.

Në pikën e kontrollit kufitar kanë hyrë mbi 2500 udhëtarë me rreth 800 autovetura gjithsej, shtuan burimet, sipas të cilave, tashmë përpunimi i tyre ka përfunduar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›