E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapet gomonia me dy shqiptarë në bord

SARANDË- Një gomone me dy shqiptarë në bord është kapur mbrëmjen e ditës së djeshme në ujrat neutrale midis Sarandës dhe Korfuzit. Sipas burimeve zyrtare të policisë kufitare në Sarandë, mjeti lundrues është zbuluar nga skafi i policisë kufitare të Korfuzit, që e ka ndjekur gomonen kur po lundronte nga ujrat territoriale të Sarandës për në ujrat greke.

Gomonia është bllokuar dhe është shoqëruar për në portin e Korfuzit, se bashku me drejtuesit, për të cilët është thënë se janë shqiptarë.

Mësohet se dy klandestinët janë arrestuar, pasi mendohet se ata do te kryenin trafik te lendeve narkotike nga Saranda në Korfuz.

Pak kohë më parë, policia greke gjeti në ujrat neutrale rreth 84 kg hashash, që ishin hedhur në det nga një skaf që nuk u identifikua. Ndërkohë që ne muajt e veres u gjeten në det 400 kg hashash.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›