Durres mbytet 19 vjecari

Dallgët e mëdha në det i kanë marrë jetën një 19 vjeçari nga Tirana, i cili kishte zgjedhur rrethin e Durrësit për të pushuar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gjiri i Lalzit ”, ku i riu me emrin Adi Sharra, ka hyrë në det dhe nuk ka mundur të dalë më që andej. Policia raporton se viktima ishte futur në det për t’u larë, por si pasojë e dallgëve të mëdha ai nuk ka mundur dot të dalë nga deti i gjallë. Sipas Policisë, 19 vjecari kishte shkuar në plazh sëbashku më shokët e tij për të kaluar fundjavën. Në një moment ai është dalluar nga shokët teksa perpiqej të dilte nga uji, por megjithese ndihma e këtyre të fundit ka qenë e menjëhershme, djali nuk ka mundur të jetojë. Viktima, që u nxorr menjëherë nga deti u transportua për në morgun e qytetit të Durrësit, për tju nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore.Kjo është viktima e parë e regjistruar për këtë sezon në plazhet e Durrësit.