Zbardhen përgjimet e mjekes dhe infermieres, merrnin 200 lekë për vizitë
TIRANË- Zbardhen përgjimet që çuan në zbulimin e korrupsionit të doktoreshës Rajmonda Trako (Kameniku) dhe infermieres Silvana Manaj, të cilat u arrestuan pak javë më parë nga ana e Policisë së Tiranës. Por ishte Prokuroria ajo që kërkoi masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" për dy të ndaluarat, masë e cila më pas u la në fuqi dhe nga ana e Gjykatës. Referuar dosjes së prokurorisë, mësohet se në datën 17.02.2012 Prokuroria e Tiranës mbi bazën e materialit të ardhur nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë, ka regjistruar procedimin penal, për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Objekti i kallëzimit penal është i lidhur me veprime korruptive të personelit mjekësor të QSUT-së, shërbimi i EKG-së, konkretisht të doktoreshës Rajmonda Trako (Kameniku) dhe infermieres Silvana Manaj, në dëm të R.B.
Gjithashtu, në datën 02.04.2012, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një tjetër procedim penal, po në ngarkim të doktoreshës Rajmonda Trako (Kameniku) dhe infermieres Silvana Manaj, në dëm të G.Z..
VIZITA
Pacienti G.Z. prej pesë vjetësh vuan nga tensioni i lartë dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. Për shkak të problemeve të zemrës ky shtetas ka shkuar për t'u vizituar në QSUT, shërbimi i EKG-së, së bashku më djalin e tij E.Z.. Shërbimi është ofruar nga mjekja e quajtur Rajmonda dhe infermierja e quajtur Silvana. Pasi kanë përfunduar, infermierja Silvana i ka thënë G. dhe E.Z. se vizita kushtonte 2000 lekë.
Ata kanë paguar shumën e kërkuar, në një kohë që për vizitën nuk u bë asnjë shënim në regjistër. Silvana u ka thënë atyre se do ta shoqëronte tek grafia.
Edhe në ambientet e shërbimit të grafisë ata kanë paguar shumën 800 lekë. Nga informacioni i policisë gjyqësore datë 27.03.2012, është mundësuar të mësohet se punonjëset e shërbimit të EKG-së janë përkatësisht mjekja Rajmonda Trako (Kameniku) dhe infermierja Silvana Manaj.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)