Tërmeti në Bolonja, vendi në emergjencë strehimi
Itali- Mijëra njerëz që mbeten të pastrehë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi dje veriun e Italisë kanë kaluar natën në çadra.
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosen kur tërmeti goditi zonën rreth Bolonjës në orët e para të së djelës.
Tërmeti me magnitudë 6 shkallë rihter ndodhi në veri të qëndrës së Bolonjas dhe shkatëreoi e dëmtoi rëndë edhe shumë ndërtesa historike. Zyrtarët italianë thanë se prioritet është gjetja e strehimeve të sigurta për 3000 njerëz të pastrehë. Zyrtarët e mbrojtjes civile në qytetin Finale Emilia organizuan ngritjen e çadrave në një fushë futbolli duke akomoduar qindra banorë.
Shumë kanë parë teksa shtëpinë u shkatërruan dhe shumë të tjerë kanë frikë të kthehen në banesa. ‘Situata aktuale është me të vërtetë e tensionuar por jo dramatike. Njerëzit janë të frikësuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre kështu që ne do të krijojmë kampe emergjence, le ta kalojnë natën ose disa ditë në një mjedis të sigurt, derisa këto tërmete të ndalojnë’- tha Diego Gottarelli, koordinator.
Një grua tha se ajo kërkon vetëm që prindërit e moshuar të kenë strehim për një natë. ‘Ne po shkojmë për të fjetur në makinë, nuk e kemi problem. Gjëja më e rëndësishme është që autoritet e mbrojtjes civile të ngrenë kampe që prindërit e mi të mund të shkojnë aty brenda’- tha ajo. Ndëkrohë një tjetër tërmet 5.1 i shkallës rihter goditi të djelën pasdite veriun e Italisë duke shkatërruar disa ndërtesa të vjetra.
Origjina e tij ishte 35 kilomtera në veri të qytetin të Bolonjas dhe u ndje edhe në qytetet e Milanos dhe Venedikut. Katër persona humbën jetën në rrënoja teksa tri gra vdiqen si pasojë e zemrës dhe sëmundjeve të tjera që burojnë nga frika dhe paniku. Tërmeti që goditi të djelën Italinë ishte më i keqi që pas atij të 2009-ës në L’Aquila që i mori jetën afër 300 personave.
Dorina Bilbili/IDEA/