E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbytet në det një 19-vjecar

DURRËS- Një 19-vjecar nga Vora është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sektori Rinia, ku viktima Olsi Shero 19 vjeç ka gjetur edhe vdekjen.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, policia ka shkuar në vendngjare dhe ka nisur hetimet.

Mësohet paraprakisht se trupi i pajetë i të riut është transprtuar drejt morgut të qytetit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, prej të cilës do mund të zbulohen edhe shkaqet e vdekjes.

Shkon në 9 numri i personave të mbytur në plazhet e Shqipërisë gjatë këtij sezoni veror.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›