Gjirokastër, zjarr në 2 fshatra të Dropullit, rrezikohen banesat
GJIROKASTER- Zjarre të fuqishme kanë përfshirë pasditen e së dielës dy komunat e Dropullit në Gjirokastër, Dropullin e poshtëm dhe atë të Sipërm.
Në Dropullin e Poshtëm zjarri shpërtheu në fshatin Lugar ku flakët iu afruan rreth 40 metra banesave, ç'ka detyroi policinë të evakuojë banorët e fshatit.
Flakët ndihmoheshin dhe nga era e fortë, ndërkohë që në vendngjarje ishte vetëm një makinë zjarrfikëse për shkak të terrenit shume të vështirë për të ndërhyre. Dhjetra forca policore dhe banorë u angazhuan për të shuar zjarrin lokalizimi i të cilit u bë i mundur vetëm pas më shumë se 6 orësh.
Një tjetër zjarr i fuqishëm ra në vendin e quajtur Katund, në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër, pikërisht pranë kufirit me Greqinë.
Autoritetet e policisë njoftuan se vatra e zjarrit u shfaq nga ana greke e kufirit, por falë erës së fortë ai u përhap me shpejtësi në drejtim të kodrave përballë fshatit Dritë, duke shkrumbuar në pak minuta sipërfaqe të mëdha me kullotë. Në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë erdhën dhe dy helikopterë nga Janina. Policia pritet të nisë hetimet nëse kemi të bëjmë me zjarre aksidentale apo të qëllimshme.
(s.g/balkanWeb)