E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Në ishullin Outya edhe një shqiptare e zhdukur

TIRANË- Sipas websajtit kosovar të lajmeve, Indeksonline, në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e Norvegjisë në ishullin Outya, thuhet se është edhe një shqiptare nga Kosova, Lejla Selaci. Indeksonline shkruan se lexuesit kanë njoftuar se në mesin e të zhdukurve në këtë ishull, mendohet të jetë edhe një shqiptare.

Lejla thuhet se ka qenë në Konventën e të rinjve në ishullin Outya. Grupe të ndryshme të shqiptarëve në skandinavi kanë alarmuar për vajzën shqiptare, ndërkohë luten që Lejla të jetë shëndoshë e mirë.

Ndonese autoritetet kosovare nuk e kanë konfirmuar ende një lajm të tillë, në rrjetin social Facebook janë të shumtë qytetarët shqiptarë në Norvegji, të cilët shkruajnë se shpresojnë që Lejla të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›