E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrës, miratohet buxheti për vitin 2022

Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar me 37 vota pro buxhetin e bashkisë për vitin 2022. Buxheti i vitit që po vjen do të jetë 3 miliard e 680 milion lekë, 20 përqind më i lartë se ai i vitit 2021. Prioritetete janë investimet në infrastrukturën rrugore, ndërtimi i shkollave dhe kopshteve të reja, rikonstruksioni i fasadave të pallateve, kanalizimet e  ujërave të bardha dhe të zeza, sinjalistika turistike etj. 

Një pjesë të madhe të buxhetit të vitit 2022 zë edhe menaxhimi i mbetjeve urbane, i cili këtë vit do të jetë dyfish më i lartë.

Në projektin e buxhetit afatmesëm 2022-2024 bashkia ka parashikuar edhe një fond prej 50 milion lekë cdo vit për mbjellje pemësh, ndërsa parashikohet që 2500 studentët e parë të universitetit “Aleksandër Mosiu” të pajisen me kartën e studentit, me anë të së cilës do të kenë përfitime dhe lehtësira të ndryshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›