E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, motoçikleta përplas 4-vjeçarin, në kërkim autori

Një fëmijë i vogël ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Durrës. Burime nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se një 4 vjeçar është aksidentuar në afërsi të shkollës “Bajram Curri” nga një motoçikletë që lëvizte me shpejtësi pranë kësaj shkolle, drejtuesi i së cilit është larguar menjëherë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Fëmija është transportuar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në sallën e operacionit.

Ndërkaq bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë për shkak të plagëve që ka marrë nga përplasja e motorit.

Në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›