E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta ne ABC News Kreu i demokrateve mbetet Berisha

Ilir Meta nuk ka dyshim, pavarësisht dorëheqjes, kryetari i demokratëve mbetet Sali Berisha. 
Gjatë një interviste me Mirela Milorin në studion e “ABC News”, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim e quajti si pjesë normale të jetës politike marrëdhënien e tij herë-herë konfliktuale me aleatin Edi Rama. 

Gjatë punës në drejtimin e Kuvendit të ardhshëm thotë se do të drejtohet nga fryma e gjithëpërfshirjes. Por Ilir Meta fton Partinë Demokratike që të mos kompleksohet nga numrat dhe të ofrojë një opozitë të standardeve europiane, përndryshe rrezikon defaktorizimin. 
Qeverisja me PS-në sipas Ilir Metës do të jetë pragmatiste dhe do të synojë zgjidhjen e problemeve. Ndryshimi do të ndjehet që vitin e parë, thotë kreu I LSI-së, ndërsa shton se nuk duhen pritur cudira brenda natës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›