E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, motori përplaset me makinën, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrugën e plazhit, te vendi i quajtur "Rrota e Kuqe”, ku një motor me dy pasagjerë në të është përplasur me një makinë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy personat që gjendeshin në motor.

Të lënduarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›