Tokat në bregdet, ish pronarët: Kthim ose kompesim të pronave

Pronarët e tokave të bregdetit kërkojnë kërkojnë kthimin fizik të pronave ose kompesimin e tyre. Në një konferencë për shtyp kreu i Shoqatës Bregdeti, Niko Nesturi, kërkoi që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë e problemit, në mënyrë që të shmanget korrupsioni apo abuzimi më tokat që iu takojnë me të drejtë.
Në bregdetin jugor të Shqipërisë problem i pasurive të paluajtshme dhe njohja e titujve të pronësisë po vazhdon që të zvarritet pa gjetur një zgjidhje konkrete. Sipas të dhënave janë 960 familje autoktone të cilat zotërojnë toka në bregdet, të cilat të vlerësuara kapin shifrën e 3 miliard USD-ve.