Laç, sekuestrohen 500 bimë narkotike, në pranga poseduesi

Vazhdon aksioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia e Laçit ka vënë në pranga shtetasin Mariglen Gjoka, 30 vjeç nën akuzën për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar 30-vjeçarit i`u sekuestruan 500 rrënjë bimë narkotike si dhe një armë zjarri automatik. Ndërkaq materialet iu kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.