E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, motoristi me skafadër qëllon mbi autobusin, plagoset shoferi dhe një mjeke

DURRËS- Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Nga hetimet paraprake mësohet se një person, i cili udhëtonte me motor ka shtënë në drejtim të një autobusi, i cili transportonte disa punonjës rrobaqepësie. Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit Albert Gjeci, dhe mjekja Xheni Doka e cila ka marrë plagë të lehta në krah.

Sipas dëshmitarëve të traumatizuar që kanë parë gjithë skenën autori i plagosjes i cili ishte i pajisur me skafadër pasi ka qëlluar në drejtim të autobusit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tyre drejtuesi i mjetit Albert Gjeci, 47-vjec lindur në Spitallë dhe banues në lagjen 4 është shtuar me urgjencë në reanimacion, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, mjekja Xheni Doga ndodhet në gjendje më të mirë pasi ka marrë plagë të lehta në krah.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe objektivi i të shtënave me armë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›