E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plumba drejt njëautobusi në lëvizje, 2 plagosen

DURRES- Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një autobusi në lëvizje, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00.
 
Nga të shtënat është plagosur shoferi dhe një grua.  Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish- Kënetës

Drejtuesi i autobusit Albert Gjeçi, banor i lagjes nr 4 të Durrësit, është dërguar në spital dhe ndodhet në reanimacion, ndërkohë që gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Gjeçi ka marrë plumb në mushkëri.  Autobusi po transportonte punonjësit e një rrobaqepësie gjermane.  

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për mbledhjen e provave, dhe hetimin e ngjarjes. 

Korrespondenti i Durrësit Artur Korriku i cili po ndjek nga afër ngjarjen na informon se dyshimet e para të policisë janë se objektiv i këtij krimi mund të ketë qenë shoferi i autobusit, por nuk përjashtohen pistat e tjera.  

vijon

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›