Hofman: Mos largoni koncesionet e huaja. Në Shqipëri, diferenca të mëdha mes shtresave
TIRANE- Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ambasadori gjerman Helmut Hofman komenton situatën paszgjedhore në Shqipëri, si dhe pritshmëritë për zhvillimet ekonomike nën qeverinë e re. I pyetur për raportin e biznesit gjerman me shtetin shqiptar, Hofman thekson se mbetet ende shumë për t’u bërë lidhur me respektimin e ligjin në vend.
Sipas tij, sipërmarrje të ndryshme gjermane kanë rezerva me mënyrën si zbatohet legjislacioni, ndërkohë që disa prej tyre raportojnë parregullsi të theksuara në tendera.
Ambasadori sjell gjithashtu në vëmendje se kompani të caktuara koncesionare, të cilat kanë kryer investime të rëndësishme, nuk janë në gjendje të thonë me siguri nëse do të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin, apo licenca do t’u revokohet.
Ndërsa ndalet në ngërçin mes Qeverisë shqiptare dhe fondit gjerman KfW për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, Hofman sqaron se tashmë kjo mosmarrëveshje është lënë pas dhe gjatë këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e saj.
(Intervista e plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)