E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ndalohen 4 të rinj, vodhën 16 banesa në rrethinat e qytetit

DURRËS- Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar katër të rinj, mes të cilëve dy adoleshentë, të cilët dyshohet se kanë vjedhur 16 banesa, kryesisht në rrethinat e qytetit.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar, Edison Molla, 20 vjeç, Xhuliano Pecaku, 19 vjeç, së bashku me dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, kanë vjedhur në banesat e Plazhit dhe të fshatrave Xhafzotaj dhe Arapaj kryesisht pajisje elektronike, televizorë, magnetofonë dhe aparate regjistrimi DVD.

Sipas të njëjtave burime, për të njëjtën vepër penale janë shpallur në kërkim edhe dy të rinj të tjerë, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 televizorë të vjedhur në banesa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›