E Diel, 1 Nëntor 2026

PS pro heqjes se imunitetit per tre parlamentaret e saj

Ne Shqiperi partia sociliste konfirmoi sot se deputetet e saj do te votojne pro heqjes se imunitetit per tre parlamentaret e saj te akuzuar se kane nxitur veprime te dhunshme gjate ngjarjeve te 21 janarit te vitit te shkuar Kryetari socialist Edi Rama tha se opozita mbeshtet pa asnje lekundje dhe asnje kusht hetimin si dhe Prokuoren e Pergjithshme Ina Rama e cila sipas tij po gjendet perballe presionit barbar te pushtetit. Sipas kryetarit socialist tragjedia duhet zbardhur e ndeshkuar pa humbur kohe. Duhen ndeshkuar edhe perpjekjet e qeverise per te fshehur provat tha zoti Rama. Javen e shkuar prokuroria shqiptare pervec heqjes se imunitetit per tre deputete socialist urdheroi edhe arrestuinmin e komandantit te Gardes Ndrea Prendi e shoferit te tij si dhe te pergjegjesit te Teknologjise ne Keshillin e Ministrave Armando Kasaj. Prokurorja e Pergjithshme u rivu ne qender te akuzave te shumices e cila e akuzon ate per bashkepunim me opoziten madje duke parlajmeruar edhe ndeshkimin e saj ne perfundim te mandatit. Per situaten e krijuar shprehu sot shqetesim dhe Prokurori i Pergjithshem anglez Keir Stramer sipas te cilit Keto sulme cenojne jo vetem individet e targetuar por elementet demokratike te sistemit. Nese ka shqetesime reale apo prova te shkeljeve atehere ato pretendime duhen ndjekur nepermjet kanaleve te duhura dhe jo te thuhen kot apo te perdoren per te ushtruar presion mbi individet tha zoti Stramer duke nenvizuar se hetimi i Prokurorise duhet te jete i plote dhe i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›