Papunësia në Eurozonë shënon rekord
Arrin një rekord të ri papunësia në Eurozonë. Sipas shifrave të Eurostat, papunësia në vendet që përdorin monedhën e përbashkët Europiane të Bashkimit Europian shënoi rekordin më të lartë në fund të vitit të kaluar.
Shkalla e papunësisë në vendet e eurozonës ishte 10,4 % në dhjetor të vitit të kaluar, një shifër kjo e pandryshuar nga ajo e nëntorit. Rreth 16,5 milion vetë ishin të pa punë në Eurozonë në dhjetor të vitit të kaluar, 751,000 më shumë se vitin parardhës.
Shkalla më e lartë e papunësisë vazhdon të jetë në Spanjë, ndërsa më e ulëta në Austri. Papunësia është rritur ndjeshëm gjatë 2011-ës ndërsa kriza e borxheve vazhdon në rajon. Çështë më e keqja ekspertët deklarojnë se numri i të papunëve pritet të rritet edhe përgjatë këtij viti.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)