E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, në pritje të dëmshpërblimit

Banorët e zonave te përmbytura ne Durrës ne fund te vitit 2010 janë ende ne pritje te dëmshpërblimit nga qeveria. Ndërsa kërkojnë kompensim sa me te shpejt për demet, ata ankohen edhe për procesin e verifikimit qe sipas tyre është bere selektiv, vetëm ne një pjese te familjeve. Edhe dy muaj pas përmbytjes se fundit, dhjetëra familje nuk kane mundur t?i rikthehen normalitetit. Burime zyrtare nga qarku i Durrësit konfirmojnë për Vizion Plus, se është hartuar lista me 620 familje në rang qarku të cilat do te përfitojnë nga fondet e buxhetit të shtetit për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në banesat dhe pronat e tyre. Megjithatë nuk behet e ditur se kur do te lëvrohet shuma e përllogaritur prej rreth 400 mije eurosh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›