E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Krymb shoqnuer

Pesimisti i përhershëm! Ai i shkretë asht per t’u mëshirue, por jo për t’u urrejtun si i gerbuluni i shoqnis s’onë. Vërtetë se influencon në nji mënyrë të damshe familjen, rrethin, shoqnin dhe kombin, por tek e mbrapmja smundja e tij shkaktohet nga ai i ankth e dishir plot nervozitet per ndryshimin e përmirësime të shpejta. Asht i padurueshëm, i ngushtë. Por askush nuk mund të dali me i vuan në dyshim pastertin e qellimieve, sinqeritetin, e ankimeve të tija.

Tue folë në kët mënyrë, shofim perpara nesh si hije vorresh skeletein e hatashëm t’atij perbindshi të vërtetë të shoqnis: të disfatisitit helmues. Perballë këtij na duhet t’i ulim armët t’ona të drejtueme ngjeti, mbasi ktu të gjitha rreziqet tjera fillojnë e zbehen. Nder periudha depresioni moral qi pershkohet shoqnija, ai i ndihmon veprës së didintegracionit me bisedë të flliqët ose me shkrime arrogante deri në paturpsi. Herë me ironi banale, herë me krenari të tërbueme anadollake, ai perpiqet me errsuem të verteta të qarta ose me mbuluem diellin…..me shoshë!

Edhe në shoqnin t’onë kaotike na e shofim tue endun me nji fëtyrë false ket inidvid qi me ne e tokën t’onë nuk pat afinitet kurrnjiherë. Aspiratat t’ona si popull, perpjekjet t’ona per te formuem nji njisi kompakte, hallet dhe idealet t’ona, ai nuk i përvetësoi kurrë sepse kurgja nuk e mbajti në mes t’onë pervec nji uris së madhe për begati materiale. E nuk mjaftoi. Ai u shit si ma i miri ndër ne. Dhe veproi në terr, tue mësheun dorën. E na duhet t’a luftojmë perbindishin t’onë shoqnuer, pikësëpari tue i shkyem masken e engjullit mbrojtës.

“Nder të gjithë, ma të këqit janë ata qi ushqejnë mendime të poshtra. Me të vërtetë, ma mirë asht me vepruem keq se sa me menduem poshtërisht,” – kështu foli Zarathustra.

E ket anmikun e shoqënis s’onë qi mendon keq dhe shpërndanë helm tinzisht, me nji shkop në dorë na duhet t’a vemë përpara per t’a dëbue deri në strofull të vet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›