Durrës, nis sot Festivalit Ndërkombëtar i Filmit

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 20.30 në Amfiteatrin e lashtë dhe do të drejtohet nga aktori i mirënjohur i kinemasë shqiptare, Timo Flloko, i cili vjen në përvojën e dytë radhazi në drejtimin e kësaj veprimtarie.
Regjisori Mihallaq Luarasi do të dorëzojë Çmimin e Karrierës për aktorin e shquar Vangjush Furrxhi, çmim të cilin do ta marrë bashkëshortja e artistit të ndjerë, Marilda Furrxhi.
Menjëherë pas ceremonisë 30-minutëshe, do të shfaqet filmi “Honey” (“Mjaltë”), fitues i “Ariut të Artë” dhe “Çmimit të Jurisë” në Festivalin e Berlinit 2010, me regji të regjisorit turk Semih Kaplanouglu.
Në seksionin “Vizione bashkëkohore” të festivalit që do të vazhdojë deri më 2 shtator, do të konkurrojnë për “Gladiatorin e artë” 8 filma, ndërsa 6 të tjerë do të garojnë në seksionin “Botë ballkanike”.
Gjatë ditëve të festivalit në amfiteatrin antik, teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe në auditorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve do të shfaqen edhe filma të tjerë, prodhime të studentëve të arteve, filma të huaj dokumentarë, si dhe prodhime nga kinemaja turke e amerikane, që janë mysafirët e këtij edicioni.
Në festival do të vijnë emra të njohur të kinemasë botërore, mes të cilëve shquhen regjisori hollivudian Frensis Ford Coppola, autor i trilogjisë “Kumbari”, dhe ylli i kinemasë italiane, Klaudia Kardinale.
/Start/E.B/
2011-08-27 14:15