MPJ dënon sulmin në selinë e OKB-së në Nigeri

"Ngjarja tragjike në Abuja të Nigerisë është tregues i qartë se terrorizmi dhe lufta kundër tij mbeten një sfidë e komunitetit ndërkombëtar dhe e Shqipërisë, si pjesë e koalicionit. Me këtë rast, duke shprehur vlerësimin më të thellë ndaj atyre, të cilët sakrifikojnë jetën në shërbim të njerëzve në nevojë, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh solidaritetin me ta dhe njëherazi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe të lënduarve”, thekson reagimi.
Më tej thuhet se “Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe promovimit të vlerave mbi të cilat organizata është themeluar, në shërbim të paqes, sigurisë, e zhvillimit kudo në botë”. /Start/
2011-08-27 13:40