E Diel, 1 Nëntor 2026

Te rinj por pa perspektive - Dy britanike analizojne protestat e shokeve te tyre

17 vjecari Jamil ishte pjese e te rinjve protestuesve qe dolen ne Mancester neper rruge. Sapo degjova per trazirat une dola. Kishte shume njerez edhe police kishte me shumice. Pati dhune kunder policise por mendoj se ajo ishte e dyanshme.

Jamil nje djale plot temperament dhe kacurrels bir i nje somalezi dhe irlandezeje e refuzon dhunen. Por ai ka simpati me ata qe dolen ne rruge. Shume te rinj jane te revoltuar. Ata kane ndjesine se nuk kane aspak te ardhme. Ka pasur shume frustrim te grumbulluar thote Jamil qe jeton ne banesat sociale pa luks por ne nje gjendje pak a shume te mire. Ai mendon se ka pasur edhe nje arsye tjeter per trazirat e medha. Shumica nuk donin thjesht te nxirrnin zemerimin por kapen shansin per te dale ne rruge per te qene pjese - tingellon e forte kjo- e komunitetit ku ata zakonisht jane te perjashtuar.

Ata jane pa perspektive ne jete

Ndersa Jordana nje vajze me ngjyre 17 vjecare nga Londra ka jetuar ne kushte shume te veshtira. Ne shkolle ka pasur kontakte me grupe kriminele dhe banda. Shpetimi i saj ishin organizatat private qe kujdesen per femijet qe vijne nga shtresat e varfra. Ajo nderroi shkolle dhe shkoi te jetoje tek gjyshja. Jordana i mirekupton protestuesit

Ata nuk mund ta shprehin veten si duhet. Jane shume te zemeruar sepse ndoshta babai nuk i do sepse nuk kane para apo nena eshte e varur nga droga ose ndoshta sepse ata perballen me situata te tilla qe kur jane pese vjec. Ata nuk kane perspektive ne jete.

Te jesh pa shanse

shte revoltuese kur shikon se vjen ne nje moshe kur ti duhet ti kishe te gjitha mundesite. Kur je 15 16 17 vjec atehere duhet ti kesh te gjitha mundesite per ta bere jeten tende sa me te mire. Por thjesht nuk ke mundesi. Te mbetet te perserisesh jeten e babait apo te nenes. E kuptoj kete lloj zemerimi.

Situata behet me kritike atehere kur te rinjte perjashtohen nga shkolla gje qe prek sidomos djemte. Po qe se perjashtohen nga shkolla atehere ata kurre nuk mund te behen juriste nuk mund te fitojne kurre para per te jetuar mire per tu ushqyer per te ngrohur.

Pse protestat mund te perseriten

Jordana aktualisht ben maturen dhe do te studioje. Ajo vete ia ka dale mbane te shkeputet nga shtresa e ulet e shoqerise. Ndersa Jamil beson se trazira te tilla do te kete gjithmone per sa kohe ka padrejtesi. Mendoj se per sa kohe nuk ndryshon asgje per sa kohe qeveria nuk ndermerr gje kunder pabarazise ne vend do te kete trazira serish per pese apo dhjete vjet. Dhe ne kete pike ka shume sociologe dhe160 politologe qe i japin te drejte.

Autor Torsten Huhn/Lindita Arapi

Redaktoi Bahri Cani

160

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›