Durrës, një 15-vjeçar plagoset me thikë
Një sherr banal midis dy adoleshentëve nxënës të viti të parë në shkollën Naim Frashri në Durrës përfundoi në plagosjen e 15- vjeçari nga bashkëmoshatari i tij.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në korridorin e shkollës. 15- vjeçari me iniciale K.SH qëlloi me një biçak, të cilin e mbante me vete, bashkëmoshatarin e tij me iniciale K. M.
Adoleshenti i plagosur ndodhet në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në polici.