Kurim i pakujdesshëm, pranga 2 mjekëve
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë Burg pa afat për mjekët Dalip Çela dhe Nuri Qyri, të akuzuar për mjekim të pakujdesshëm të volejbollistit të Teutës, Juxhin Guza, i cili humbi jetën në spital, dy muaj më parë.
Sipas burimeve , mësohet se në pranga kanë rënë dy mjekët e spitalit rajonal në Durrës. 25-vjeçari Juxhin Guza, humbi jetën në spital më 13 shtator, pasi u godit me thikë në hyrje të pallatit të tij.
Ai po kthehej nga një festë me shokët dhe në çastin kur po afrohej pranë hyrjes së pallatit ku banonte, u sulmua.