Julia Timoshenko në gjendje të rëndë shëndetësore
Ish kryeministrja Ukrainase, Julia Timoshenko, e cila vuan dënimin me 7 vite burg, mësohet se është mjaftë keq nga ana shëndetësore, pasi nuk është kuruar si duhet.
Këtë deklaratë e bëri avokati i saj Sergei Lasenko, sipas të cili, heroina e revolucionit është shtrirë në shtratin e saj prej dhjetë ditësh, ndërsa nuk i janë dhënë kura mjekësore.
Një muaj më parë, drejtësia në Kiev tha se ish-kryeministrja e këtij vendi, Julia Timeshenko, ka tejkaluar kompetencat e saj kur ka urdhëruar firmën energjetike “Naftogas” të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë në vitin 2009.