Durrës, operacione shpëtimi të policisë kufitare

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës njoftuan se kanë shpëtuar 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt.
Varka me katër pjestarët e familjes ndodhej në Gjirin e Durrësit kur mjeti lundrues i policisë pas një operacioni shpëtimi, i ka nxjerrë
familjarët në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një tjetër operacion shpëtimi Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës kanë shpëtuar një person që po lundronte me Jet Ski i cili kish pësuar defekt.
Policia Kufitare fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë.
/ rtsh.al /