Durrës, përfundon stërvitja "Adrion Livex 09"
Në ceremoninë e organizuar në portin e Durrësit morën pjesë forcat e 10 anijeve ushtarke nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Greqia, Sllovenia e Mali i Zi. Kjo është stërvitja e tretë ushtarako-detare, ku anijet e flotës shqiptare marrin pjesë si vend anëtar në NATO.
DURRËS- Është mbyllur sot me një ceremoni ushtarake stërvitja detare e koduar "Adrion Livex 09", që u zhvillua në ujrat territoriale të vendit tone. Në ceremoninë e organizuar në portin detar të Durrësit morën pjesë forcat pjesëmarrëse të 10 anijeve ushtarke nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Mali i Zi.
Komandanti i Brigadës Detare, Kristaq Gerveni, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e stërvitjes që zhvillohet vetëm dy muaj pas anëtarësimit të vendit tonë me të drejta të plota në NATO.
Stërvitjet “Adrion Livex” kanë nisur në vitin 2006 në Ankona të Italisë, në mbështetje të nismës së bashkëpunimit mes vendeve të rajonit të Adriatikut dhe Jonit. Në vitin 2007 kjo stërvitje u zhvillua në Korfuz (Greqi) dhe në vitin 2008 në Split (Kroaci).
Kjo është stërvitja e tretë ushtarako-detare, ku anijet e flotës shqiptare marrin pjesë si vend anëtar me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior. (e.n/BalkanWeb)