E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Oketa në samitin e NATO-s ku do diskutohet për Kosovën

Ky është takimi i pari i këtij niveli pas Samitit të Strasbourg–Kehlit dhe në të pritet të diskutohen çështje që lidhen me Afganistanin, shkrutimin e trupave të KFOR-it në Kosovë si dhe tematika të tjera të transformimit të Aleancës. 

TIRANE-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, merr pjesë në takimin formal të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel.

Ky është takimi i pari i këtij niveli pas Samitit të Strasbourg–Kehlit dhe në të pritet të diskutohen çështje që lidhen me Afganistanin, shkrutimin e trupave të KFOR-it në Kosovë si dhe tematika të tjera të transformimit të Aleancës.

Ministria e Mbrojtjes shqiptare bën të ditur se takimi që do të zhvillohet në datat 11- 12 qershor do të pasohet nga një tjetër takim i po këtij niveli nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, Këshilli i Partneritetit Euroatlantik, Grupi Planifikimit Nuklear dhe Komiteti i Planifikimit të Mbrojtjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›