E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat” PS, Islami: Vendi i futur në terr informativ

PS akuzon qeverinë se ka futur vendin në një terr të plotë sa i takon procesit të kartave. Sekretari për cështjet zgjedhore, Islami publikoi rastin e një 159 vjecare që figuron në listën e votuesve të publikuar në faqen zyrtare të MB. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka futur vendin dhe komunitetin ndërkombëtar në një terr të plotë sa i takon procesit të pajisjes së shtetasve me karta.
“Situatë kaotike me shpërndarjen e letërnjoftimeve për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe terr i plotë informativ nga ana e Ministrisë së Brendshme. Parashikimet e PS po vërtetohen çdo ditë” kështu u shpreh sekretari për cështjet zgjedhore, Kastriot Islami në një konferencë për shtyp.
PS shpreh shqetësim për gabimet në listat përfundimtare të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duke bërë public rastin e një 159 vjecare që figuron në listën e votuesve.

“Në listat e votuesve rezulton se Shqype Hasibja, 159-vjec, nga Shkallnuri, në komunën Rrashbull të Durrësit, është prezentë për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Pra, me listën e përqendruar dhe të kompjuterizuar dhe me softe austriake, Shqype Hasibja vazhdon të mbetet në listën e votuesve dhe ky është një rast tjetër, që ul në mënyrë të paimagjinueshme besimin e shqiptarëve te zgjedhjet e lira dhe të ndershme” u shpreh Islami.

Ndërkaq, Partia Socialiste akuzon Ministrinë e Brendshme për mungesën e informacionit në lidhje me procesin e e pajisjes me karta të shtetasve që nuk disponojnë një pasaportë për jashtë shtetit.
“Nuk ka asnjë vlerë për zgjedhjet shifra prej 1.3 milionë aplikimesh, kur Ministria e Brendshme nuk është në gjendje të thotë që nga lista përfundimtare e zgjedhësve se cilët emra janë me pasaporte, cilët janë me letërnjoftimi dhe cilët janë as me pasaportë dhe as me letërnjoftim” tha Islami. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›