Durres perplasen makinat ne pranga shoferi

Perplasja e dy mjeteve me pasoje plagosjen e dy shtetasve ka cuar ne pranga drejtuesin e njeres prej tyre. Nazmi Zyber Bakanaci 64 vjec banues ne Sukth Durres u arrestua ne flagrance nga forcat e Komisariatit te Policise Kavaje pasi si ne oren 10.30 duke drejtuar automjetin ford Eskord me targe DR 6542 E ne aksin rrugor Rrogozhine - Durres ne kryqezimi i fshatit Synej ka tentuar per tu kthyer majtas dhe per pasoje eshte perplasur me mjetin Benz me targe BE 245 TM te drejtuar nga shtetasi Rajmond Hekuran Biba 27 vjec.
Nga ky aksident kane mbetur te demtuar pasagjeret qe udhetonin ne mjetin Ford me targe DR 6542 E shtetasit Armand Nikoll Qoqi 26 vjec banues ne Vile Kavaje dhe shtetesja Age Vlash Brozi e vitl. 26 vjec banuese ne Vile Kavaje te cilet u derguan ne spitalin e Durresit ku shtetesja Age Brozi ndodhet ne gjendje te rende ndersa shtetasi Armand Qoqi jashte rrezikut per jeten. Materialet ne ngarkim te shtetasit te lartpermendur i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor.