Tirane arrestohet per plagosje 14-vjecari

Forcat e komisariatit nr 5 ne kryeqytet ne bashkepunim me specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit bene te mundur identifikimin dhe me pas kapjen e shtetasit 14-vjecar me iniciale A.Ahmetaliaj i dyshuar per konsumim te vepres penale te Plagosjes se rende me dashje.
Ndaj tij u mor masa e arrestit pasi dyshohet se shtetasi i lartepermendur pas nje konflikti per motive te dobeta ne Frutikulture ne Kamez ka plagosur rende me dashje me arme te ftohte thike 21-vjecarin Edmond Shaban Karaj banues ne Frutikulture Kamez i cili aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane ne gjendje te rende shendetesore.
Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua thika e cila ka sherbyer per realizimin e krimit.Nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.