Ristani mban rezerve komisioneret e dorehequr
66 komisioneret e Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor te zgjedhur nga shoqeria civile kane dhene dje doreheqjen. Pas nje takimi me kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani komisioneret kane pranuar sugjerimin e bere ne funksion te simetrizimit politik ne administrimin e procesit elektoral qe po afron drejt finalizimit te vet. Per rrjedhoje KQZ-ja ka miratuar formalisht kerkesen e doreheqjes duke i hapur rruge normalizimit te punes ne KZAZ. Por pavaresisht largimit nga detyra te tyre KQZ-ja ka menduar qe ti ricaktoje ata ne detyra te tjera qe lidhen me zgjedhjet sic eshte edhe ajo e pozicionit te punonjesit teknik. Per kete arsye dhe per shkak se emerimi i tyre fillimisht permes analogjise me diten e zgjedhjeve ka dhene nje produkt konkret ne vijimin e punes mund te thuhet se 66 anetaret e dorehequr dje mbeten nje kontingjent rezerve nese PS-ja mund te vendose ne nje moment te caktuar te terheqe serish komisioneret e vet. Ne planin politik vendimi i dyfishte i KQZ-se i paraprin cdo lloj skenari qe mund te vihet ne zbatim nga opozita socialiste mes te cileve po llogaritet edhe perseritja e precedentit te vitit 1996 kur ne fund te procesit zgjedhor ajo u largua nga komisionet zgjedhore ne mbare vendin. Nderkohe po dje pasdite institucioni i drejtuar nga Arben Ristani ka marre ne shqyrtim edhe ceshtjen e emerimit te emrave te propozuar nga PS-ja dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne kete drejtim. Nisur nga dokumentacioni i dorezuar per kandidatet KQZ-ja ka vene ne dukje mangesite qe ekzistojne duke kerkuar nga dy subjektet ne fjale te bejne plotesimet e nevojshme. Keshtu sa i perket anetareve te KZAZ-ve PS-ja ka depozituar 66 emra por nuk ka permbushur detyrimin per perqindjen e komisionereve femra ne to. Po keshtu PBDNJ-ja nga 66 emra te nevojshem ka depozituar vetem 60 duke nxjerre problemin e plotesimit te te gjitha KZAZ-ve. Nderkohe sa i perket emrave te propozuar per sekretare KQZ-ja ka miratuar nga 33 propozime vetem 29 per shkak te mangesive ne dokumentacion. Deri tani ka 165 propozime per anetare KZAZ-je qe ka derguar PS-ja 160 jane me dokumentacion te plote. Nderkohe nje tjeter mangesi me dokumentacionin e dorezuar nga PS-ja eshte se mungon pjesemarrja e femrave e cila duhet te permbushe kuoten rreth 30 . 50 duhet te ishin por i mungojne 6 femra - eshte shprehur me kete rast kreu i KQZ Arben Ristani. Nderkohe perfaqesuesi i PS-se Genc Gjoncaj ka nenvizuar problemet me listat e zgjedhesve dhe me regjistrimin e kandidateve ne disa zona te Fierit. Me rendesi eshte fakti se edhe pse PS-ja ka bere nje hap perpara ne drejtim te procesit zgjedhor me komisioneret e KZAZ-ve serish KQZ-ja vijon te bojkotohet nga 3 anetaret e saj qe prej gati dy muajsh.