E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrës, personat e verbër marshim për të drejtat dhe nevojat e tyre

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë në qytetin e Durrësit u zhvillua një marshim nga persona të verbër, të cilët kërkuan të drejtat dhe  theksuan nevojat e tyre.

Me thirrjet “Integrim, Dinjitet, Integritet” dhe me banderola e pankarta në duar, personat e verbër ngritën problematikën e hershme të mungesës së infrastrukturës dhe sinjalistikës.

Ata improvizuan një semafor akustik për të treguar rëndësinë e sinjalizimit zanor.

Pjesëmarrësit theksuan nevojat ekonomike dhe përshtatjen e trotuareve me shirita vizues, që u lehtësojnë lëvizjen e pavarur, pa ndihmën e kujdestarëve të tyre.

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë simbolizon pavarësinë dhe lirinë e lëvizjes për personat e verbër.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›