Durrës, përurohet Instituti i ri i paraburgimit
Ministri i Drejtësisë, Alibeaj ka inaguruar institucionin e ri te paraburgimit në Durrës. Alibeaj ka theksuar se ngritja e këtij institucioni synon krijimin e të gjitha kushteve në shndërrimin e dënimit penal në një mundësi riedukimi.
DURRËS- Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ka marrë pjesë në përurimin e institutit të ekzekutimeve të vendimeve penale dhe godinës së re të spitalit të të sëmurëve mendorë me mjekim të detyruar në qytetin e Durrësit. Pasi ka prerë shiritin e inagurimit Alibeaj ka theksuar krijimin e kushteve për zbatimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor ekzistues, duke e shndërruar dënimin penal në një mundësi riedukimi të bazuar në standardet europiane.
Mjediset e këtij institucioni kanë 56 dhoma, 4 prej të cilave në një sektor të ndarë në shërbim për të burgosurit e mitur. I pajisur me bibliotekë, me mjedise për shërbesat e kultit për tre besime dhe fusha sportive, ky institut ka një kapacitet për 245 të burgosur. Në këtë inaugurim Ministri i Drejtësisë Alibeaj ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i këtij instituti Avdulla Tuka. (a.r/news24/balkanweb)