E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- PD, Topalli: Do mbështesim biznesin

Nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka vijuar trin elektoral në qytetin e Shkodrës. Topalli është ndalur në takime me biznesmen të vegjeël ku i ka shprehur atyre mbështetjen dhe lehtësirat nga ana e qeverisë për hapjen e tyre. 

SHKODËR- Në rrugëtimin e saj elektoral kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, i ka kushtuar një vëmendje të vecantë takimeve dhe bisedave me përfaqësues të biznesit të vogël në qendrat e tyre të tregtimit. Kryetaria e Kuvendit duke e vlerësuar punën e tregtarëve ka garantuar se politika e uljes së taksave do të vijojë dhe taksa e biznesit të vogël nuk do të jetë më shumse se taksa e përgjithshme prej 10 për qind. “Ne do të ndihmojë më shumë biznesit e vogël dhe të madh. Sa më i fuqishëm të jetë biznesi dhe sa më shumë rritet numri i tyre aq më e fortë është ekonomia jonë dhe do të ketë më shumë punësim kjo është kryesore për ne. Cdo hapje bankash, biznesesh janë punësime të reja”- u shpreh Topalli. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›