Durrës, përurohet “Bulevardi i Artistëve”
DURRES – Përurohet ''Bulevardi i Artistëve'' në qytetin e Durrësit. Ceremonia solli në Durrës regjisorin italian Marco Bellochio, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkomëtar të Filmit që zhvillohet në Tiranë, i cili hodhi edhe firmën e tij mbi pllakat e Bulevardit.
Pllakat me mbishkrimet e aktorëve të kinemasë botërore, Jan Harlan, Claudia Kardinale, Lech Majevski, Nik Pauell, por edhe atyre shqiptarë si Tinka Kurti, Timo Flloko, Dhimiter Anagnosti, etj, janë vendosur në sheshin para Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar.
Ndërkaq, regjisori italian Bellochio u takua në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, me studentë dhe artistë të qytetit, ndërsa në mbrëmje ishte pjesëmarrës në shfaqjen e filmit të tij Sorelle Mai.
(er.nu/news24/BalkanWeb)