Arrestohet një 38-vjeçar, i akuzuar në Itali për trafik droge
VLORE - Një tjetër i arrestuar në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane. Policia e qytetit bregdetar ka vënë në pranga 38-vjeçarin Arten Liçi, i njohur edhe si Artan Memushi, në një operacion nën siglën “Sevasteri”.
Sipas burimeve zyrtare, Liçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Firences në Itali kishte lëshuar një urdhër arrest për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale.
Ky është rasti i shtatë i arrestimit të personave të kërkuar nga drejtësia italiane në qytetin e Vlorës.
(er.nu/BalkanWeb)