E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-mun: Në fokus të drejtat e homoseksualëve

“Të respektohen të drejtat e homoseksualëve”. Ishte ky mesazhi i përcjellë nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, duke iu bërë thirje udhëheqësve afrikanë, sa i takon diskriminimit.

Njëra nga format e diskriminimit është injorimi në bazë të orientimit seksual apo identitetit gjinor. Kështu ka deklaruar ai, në hapje të samitit të Bashkimit Afrikan.

Në kryeqytetin e Etiopisë, sot është hapur samiti dyditor në të cilin marrin pjesë zyrtarët më të lartë të 54-vendeve anëtare të Unionit Afrikan. Temë e samitit janë krizat në kontinentin e Afrikës dhe zgjedhja e udhëheqësisë së lartë të kësaj organizate rajonale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›