E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plumba kallashnikovi mbi babë e bir

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit bregdetar pranë një pike karburanti, ku kanë mbetur të plagosur rëndë Albert Qato dhe i biri i tij.

Ata janë qëlluar nga një armë kallashnikov nga persona ende të panjohur. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një automjet që po ndiqte Qaton, i cili është eksponent i njohur i botës së krimit.

Ai po vuante dënimin në burgun e Peqinit dhe kishte marrë leje për disa ditë, por duket se për këtë arsye është vënë në ndjekje dhe shënjestruar për ta vrarë. /Start/

                                                                                             2012-07-21 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›