E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, ndërtohet Komisariatit i Kufirit

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, theksoi se kjo ndërtesë e re dhe moderne, do të  mundësojë që punonjësit e shërbimeve të kufirit për Sarandën të kenë në dispozicion ambiente cilësore, që përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës e të shërbimit, duke u shërbyer kështu në mënyrë më cilësore dhe qytetarëve.

Këshilltari i parë të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Z. Jochen Schult gjatë fjalës së tij u ndal në mënyrë të veçantë tek ndihma prej 30 milionë euro e Bashkimit Evropian për përmirësimin e menaxhimit të kufirit, dhe rëndësia e tyre në përafrimin e kushteve dhe metodave të punës së këtyre strukturave me standarded e BE-së.

“Menaxhimi i kufirit është mjaft i rëndësishëm në forcimin e zbatimit të ligjit, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. BE-ja ka ofruar një mbështetje të madhe për Shqipërinë në këtë proces, përmes përmirësimit të infrastrukturës, si dhe në drejtim të burimeve njerëzore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Në këtë kontekst, vlen të evidentohet fakti që ne kemi vënë re me kënaqësi se Policia Kufitare dhe e Migracionit gjatë viteve të fundit është shndërruar në një departament me metoda pune bashkëkohore, të cilat janë tashmë shumë më afër standardeve të BE-së”, u shpreh Z. Schult.

Ai vuri në dukje se Delegacioni i BE-së aktualisht është duke përgatitur një projekt vijues (PAMECA IV) që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përafruar standardet me ato të BE-së dhe për këtë qëllim, janë parashikuar 6 milionë euro në kuadër të programit IPA 2012.

Ndërkohë Ambasadorja Gjermane, Carola Muller, theksoi se kufijtë e Shqipërisë tashmë kanë një kuptim tjetër, ata nuk shërbejnë më për të izoluar shtetasit shqiptar dhe të huaj, por shërbejnë për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.

Projekti “Menaxhimi i kufirit Blu” me te gjithë komponentët përbërës, ka ndikuar dukshëm në rritjen e performancës së Policisë Kufitare dhe Migracionit në luftë kundër aktiviteteve të paligjshme në kufi. Në sajë të ndihmës së vendeve të Bashkimit Europian Shqipëria ka tashmë 12 pika kalimi kufitare të reja dhe 17 stacione policore të kufirit të rindërtuara.

Krahas ndërtimit dhe rikonstruksionit të stacioneve të policisë kufitare, pikave të kalimit kufitar, pajisjes me mjete lundrimi të një shpejtësie të lartë të cilat mund t’i shihni në port, pajisjeve të reja të komunikimit radio dhe mjeteve të ekspozuara këtu nga stafi policor, Bashkimi Europian përmes asistencës në kuadër të projektit PAMECA prej 7 milionë euro e njohu policinë shqiptare me praktikat më të mira europiane. /Start/

                                                                                             2012-07-21 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›