Durrës, policia identifikonautorin e plagosjes së 4 personave
DURRËS - Një tjetër ngjarje e rëndë, me të shtëna me armë në një zonë të populluar, ka tronditur kësaj here qytetin e Durrësit. Disa orë pasi ka ndodhur, zbardhet ngjarja që tronditi mbrëmjen e djshme rreth orës 22:00 në hyrje të qytetit të Durrësit, ku 4 persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë. Policia e qytetit bregdetar ka identifikuar autorin e ngjarjes Agim Shurdha, 30 vjeç.
Pas verifikimeve të bëra nga blutë e Durrësit, shkak i të shtënave me armë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit para 3 ditësh.
Mbrëmjen e djeshme, 30-vjeçari, Agim Shurdha, ka qëlluar me armë në drejtim të personit që i ka ngacmuar kunatën, në një zonë tepër të frekuentuar mbëmjeve nga qytetarët, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor.
Si pasojë e të shtënave me pistoletë, kanë mbetur të plagusur 4 persona, Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku dhe H.Lama.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit ndërkaq është në kërkim të autorit të ngjarjes.
TE SHTENA ME ARME NE DURRES, 4 TE PLAGOSUR, PANIK TE QYTETARET
Katër të plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor, zonë tepër e frekuentuar mbrëmjeve nga banorët.
Të plagosurit janë: Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku dhe H.Lama, të cilët janë çuar në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Tek ata në spital ka mbërritur edhe policia, e cila po i merr në pyetje intensivisht, për të mësuar se me kë kanë pasur konflikte, por nde nuk ka të dhëna.
Mbetet ende mister autori, që shkaktoi shqetësim të madh në qytetin e qetë të Durrësit në kulmin e sezonit të pushimeve. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi në këtë orë në atë zonë ka mbipopullim. Disa prej tyre janë shtrirë përtokë nga frika, për t'u mbrojtur nga plumbat.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)