E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali Ushtarak, famljarëtflenë në lulishte

TIRANE- Në spitalin Universitar të Traumës ose Spitali Ushtarak sikurse është i njohur ndryshe, familjarët e të sëmurëve flenë dhe zgjohen për ditë të tëra në lulishtet e tij. Me krevat, dyshek dhe batanie me vete, ata kanë zënë hijet e pemëve, për të qenë sa më pranë të afërmit të tyre.

Të gjithë ata që rrinë te lulishtja janë kryesisht persona që i kanë të afërmit në reanimacion. “ Ne kemi 17 ditë që rrimë këtu, sepse kemi një të afërmin tonë që ndodhet në reanimacion. Nga e keqja rrimë këtu, ku të shkojmë. Por asgjë nuk na duket e veshtirë, në krahësim me hallin që po heqim” shprehen familjarët.

Ata thonë se janë të detyruar të rrinë këtu sepse nuk i dihet se si mund të marrë shëndeti i të afërmve të tyre. Personat që rrinë aty janë kryesisht nga qytete të largëta dhe mundësia për të shkuar në shtëpi është e pakët, veç shpenzimeve financiare.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 31.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›